Click here for Myspace Layouts

   
 
  Historia E Arsenalit

Klubi filloi jetën si një klub futbolli amator i titulluar Dial Square në vitin 1886 por më vone u rititullua si Royal Arsenal. Më vonë, në vitin 1891, Arsenali do ta ndryshonte emrin përseri, këtë herë u titullua Woolwich Arsenal. Po në të njëjtin vit, klubi u kthye në një klub profesionistë, duke u futur në Ligën e Dytë së Anglise (Football League 2nd Division). Dy vjet më pas, Arsenali do të shijonte triumfin e parë duke fituar Ligën e Dyte, një gjë e përseritur në edhe në 1903. Edhe pse i suksesshëm në ligë, Arsenali vuajti nga tifozëria e dobët, diçka që e dobësoi klubin nga ana financiare.

I vetmi shpëtim për klubin në atë kohë, ishte dislokimi në një vend ku tifozëria dhe mbështetja e klubit do të ishte më e madhe. Keshtu që në 1913, Arsenali u zvendos në një stadium të ri, në Holloway, Londër Veriore. Stadiumi u quajt Highbury, falë emrit të zonës ku stadiumi u ndërtua. Kështu filloi era e lavdishme e Hajburit, stadium që do të ishte identiteti i klubit për 93 vjet me rradhë. Zvendosja në Londrën Veriore, e futi menjeherë klubin në rivalitet dhe konkurence me klubin sportiv Totenham Hotspër. (Tottemham Hotspur FC)

Në vitin 1925, klubi emëroj manaxherin tepër i aftë, Herbert Çapman si manaxher i klubit. Menjëherë, Çapman filloi me ndryshimet në klub. Nëpërmjet disiplinës, trajnimit dhe dietrave ushqimore të shumta, ai ua rriti kapacitetin fizik të lojtarëve dhe zhvilloi taktika të reja në futboll diçka që i pruri klubit shume suksese duke fituar kampionatin 5 herë dhe kupën e Anglisë (FA Cup) 2 herë midis 1930-1938. Gjithashtu gjatë sundimit të tij tek Arsenali, Çapman ishte infuenca krysore në ndryshimin e emrit të stacionit së metrosë lokale nga Xhilespi Road, në Arsenal. Deri tani, Arsenali është klubi i vetëm që ka një stacion metroje në emër të tij.

Sukseset nuk do të zgjasnin shumë dhe vdekja e Çapmanit në 1935, e futi klubin përsëri në krizë. Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, futbolli filloi përsëri në Angli por Arsenali nuk do të shijonte sukses deri në fund të viteve 60. Në sezonin 1969-1970 Arsenali fitoi kupën prestigjoze evropiane Fairs Cup kundër Anderlektit. Ky triumf do të ndiqej nga një triumf akoma më i madh. Gjatë 70-71, për herë të parë në historinë e klubit, Arsenali do të fitonte Kupën e Anglisë dhe gjithashtu Kampionatin e Anglise, atëherë e njohur si League 1.

Periudha 1970-1990, do të ishte e suksesshme nga ana e arritjeve duke arritur 4 finale së Kupës së Anglisë (humbur 3, dhe fituar 1), 1 finale evropiane në 1980 - Kupa e Fituesve së Kupës (Cup Winners Cup) - duke e humbur atë me penallti kundër Valencias, 1 finale së Kupës së Ligës (League Cup), në vitin 1987, duke e fituar atë kundër rivalëve të tyre Totenham Hotspër dhe duke fituar Kampionatin e Anglisë një vit më vonë si dhe gjatë sezonit 1988-99 dhe 1990-91.

Për herë të dytë në historinë e klubit, gjatë sezonit 1992-93, Arsenali do të shpallej kampion i Anglise si dhe fitues së Kupës së Anglise. Në sezonin e ardhshem, 1993-94, Arsenali arriti finalen evropiane Kupa e Fituesve së Kupës për herë të dytë në historinë e klubit, këtë herë, të suksesshëm në fund duke mundur Parmën me rezultatin 1-0. Fatkeqësisht, falë disa transfertave të parregullta futbollistësh, manaxheri i asaj kohe Xhorxh Graham, u pushua nga puna.

Kështu pas një periudhe 1 vjecare, Arsene Venger (Arsene Wenger) iu dha detyra si menaxher i klubit, ky duke qënë menaxheri i parë i huaj në historinë e klubit. Venger nuk ishte i njohur në Angli dhe metotat e tij të trajnimit në fillim u dukën shumë të çuditshme dhe fare të papritura nga lojtarët dhe kolegjët e tij menaxherë. Por shumë shpejt, këto metoda do të jepnin rezultate pozitive, duke fituar për herë të tretë, në sezonin 1997-98, Kupën e Anglisë dhe gjithashtu Kampionatin. Kjo do të përsëritej gjatë 2001-02 duke fituar të dyja kupat. Në vitin 1999, Arsenali bleu sulmuesin francez, Tierri Henri (Thierry Henry) nga Juventusi me një cmim nominal. Henri ishte lojtar i Vengerit kur ai ishte menaxher i Monakos dhe Vengeri pa diçka tepër të veçantë tek i riu francez që menaxherët e tjerë nuk e dalluan dot. Nën tutorimit e Vengerit, Henri u zhnderrua ndër një nga sulmuesit më të aftë në botë.

Nga periudha 1996-2004 Arsenali do të mbaronte sezonin ose në vend të parë ose të dytë në Kampionatin Anglez (i rititulluar Premier League). Kjo arritje kulminoi kur gjatë sezonit 2003-04, Arsenali do të fitonte Kampionatin pa humbur asnje loje dhe duke arritur një numër rekord 49 lojra pa humbur. Gjithsej, nën Vengerin, Arsenali do të fitonte Kupën e Anglise 4 herë, Kampionatin 3 herë dhe gjithashtu duke arritur finalen e Kupës UEFA (humbur me penallti kundër Galatasarait) dhe finalen e Kupës së Kampionëve (humbur kundër Barcelonës). Në vitin 2006, një kapitull i ri filloi, në historinë e klubit, duke u zhvendosur në një stadium të ri me një kapacitet mbi 60 000 vënde.

[redakto] Stema

Stema e parë e klubit, 1888
Stema e klubit 1949-2002
Shenja dalluese e Arsenal FC

Stema e parë e klubit, atëherë titulluar Royal Arsenal u inagurua në 1888, që kishte tri topa të drejtuar lart. Kjo stemë kishte ngashmëri me atë të zonës metropolitane të Londrës, Woolwich ku klubi ishte i bazuar. Pasi Arsenali u largua nga kjo zonë e u vendos në Highbury, klubi e ndryshoj stemën. Stema e re kishte vetëm një top të drejtuar në anën e majtë. Më vonë stema u modifikua dhe një moto në gjuhën latine, Victoria Concordia Crescit që do të thotë "Fitore vjen nëpërmjet Harmonisë" iu shtua asaj. Stema do të ndryshonte përsëri në vitin 2002, këtë radhë duke patur tipare më moderne dhe të thjeshta. Motoja u hoq dhe titulli "Arsenal" u shkruajt në ngjyrë të bardhe, me fushë të kuqe.

[redakto] Ngjyrat

Ngjyrat tradicionale të Arsenalit janë ngjyra e kuqe dhe ngjyra e bardhe (fanellë e kuqe, me mëngë të bardha, tuta dhe çorape të bardha në fushën e tyre), si dhe ngjyra e verdhë dhe e zezë (fanellë e verdhë me tuta dhe çorape të zeza në fushë të huaj).

Përvec ngjyrës së verdhë dhe të zezë, fanellat e për fushat e huaja kanë pasur edhe ngjyra të tjera. Për sezonit 2007-08, fanella e dytë (për fusha të huaja), nuk ishte e verdhe por e bardhë me mëngë të kuqerremta të cilat, kanë qënë ngjyrat krysore të klubit. Gjithashtu, në sezonin 2009-2010, fanella e dytë është e tëra blu e errët me vija të bardha, ndërsa fanella e tretë është e bardhë me vija të kuqërremta dhe me tuta të zeza. Përdorimi i tepërt i ngjyrës së bardhë ka ndikuar negativisht me shumë shoqata tifozësh së Arsenalit duke protestuar kundër, sepse sipas tyre, keto fanella ngajne shumë me atë që rivalët lokal Tottenham Hotspur, përdorin, fanellë e cila është e tërë e bardhë.

Formacioni i Javes se 6 sipas www.bleron-gunner.tk
 
Tabela e Barclays Premier League
 
golashenuesit me te mir/
 
Profile
 

Get your myspace counter
 
Total 874 visitors (3286 hits) N'Www.bleron-gunner.Tk
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free