Francesc "Cesc" Fàbregas Soler (ka lindur më 4 maj1987 në Arneys de Mar, Katalonjë, Spanjë) është futbollist spanjoll që luan si mesfushor qendre për ekipin e Arsenal në Premier Ligën Angleze si dhe për kombëtaren spanjolle.
Fabregas filloi karierën ne ekipin e Barcelonës në grupmoshat e reja dhe u largua drejt Arsenalit në Korrik te vitit 2004. Ai nuk pati shumë mundësi që të aktivizohej në ekipin startues, në sezonin e tij të parë si futbollist i Arsenalit. Mirëpo dëmtimet e shpeshta të lojtarëve kyç gjatë sezonit 2004/05, bënë që Fabregas të aktivizohet më shpesh në ekipin bazë. Për një kohë të shkurtër, pas largimit të Patrick Vieira nga Arsenali, Fabregas fitoi vendin e tij si titullar në qendër të mesfushës së bashku me brazilianin Gilberto Silva.
Si lojtar 16-vjeçar qe aktivizohej si titullar në ekipin e Arsenalit, ai ariti që të thejë disa rekorde, si mesfushor me mentalitet sulmues për dallim nga Gilberto Silva i cili më tepër kishte rol defanziv. Në kombëtaren spanjolle karierën e filloi në reprezentacionin nën 17 vjeç në FIFA Botërorin e vitit 2003 që u mbajt në Finlandë. Ai mori edhe ftesë nga reprezentacioni spanjoll për senior dhe u aktivizua gjatë Botërorit 2006 në Gjermani.
| Cesc Fàbregas |
 |
| Informata personale |
| Emri |
Francesc Fàbregas Soler |
| Datëlindja |
4 Maj 1987 (22 vjeçar(e)) |
| Vendlindja |
Arenys de Mar, Spain |
| Lartësia |
1,80 m (5 ft 11 in)[1] |
| Pozita |
Qender Mesfushor |
| Informata mbi klubin |
| Klubi momental |
Arsenal |
| Numri |
4 |
| Klubet e rinisë |
| |
FC Barcelona |
| Klube profesinale |
| Vite |
Klubi |
Loja (Gola) |
| 2003– |
Arsenal |
135 (31) |
| Kombëtarja** |
2005
2006– |
Spain U21
Spain |
001 0(1)
023 0(4) |